Pole Position për Hamilton, Rosberg nën presion

Formula 1

Pole Position për Hamilton, Rosberg nën presion

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 19:32
Hamilton, Rosberg

Në Abu Dhabi, Lewis Hamilton regjistron pole-position-in e 4-t rradhazi. Me kohën 1 minutë, 38 sekonda e 755 të mijtat, anglezi i Mercedes ishte më i shpejti në Cmimin e Madh të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe do të niset nga vendi i parë në garën që do të mbyllë kampionatin Botëror të Formula 1. Nuk rrezikoi asgjë Nico Rosberg që me një xhiro të shpejtë 3 të dhjetat e sekondës më të ngadaltë se ajo e shokut të skuadrës do ta startojë garën nga vendi i dytë. Pas dy pilotëve të Mercedes shumë të shkëptur në kohë u pozicionuan Daniel Ricciardo me Red Bullin dhe Kimi Raikkonen me Ferrarin. Akoma më zhgënjyese paraqitjet e Sebastian Vettel dhe Max Verstappen që  ndanë mes tyre vendin e 5-t dhe të 6-t. Rradha e 4-t e nisjes në Abu Dhabi do u përkasë dy makinave Force India me Nico Hulkenberg që la pas shokun e skuadrës meksikanin Sergio Perez. 10-shja e parë do të kompletohet nga Fernando Alonso dhe Felipe Massa që në Abu Dhabi do të zhvillojë garën e tij të fundit në Formula 1. Për të kthyer te dueli i titullit mes Rosberg dhe Hamilton. Gjermanit i cili do të niset nga rradha do ti mjaftonte edhe vendi i 3-t në garën e fundit për tu shpallur për herë të parë në karrierë kampion Bote në Formula 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat