Në Abu Dhabi Hamilton gjithnjë i pari

Formula 1

Në Abu Dhabi Hamilton gjithnjë i pari

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 17:00
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton kërkon të provojë deri në fund për të fituar një tjetër titull kampion, edhe pse nuk kanë shumë vlerë kohët në xhirot e shpejta, por shkurtimi i diferencës së pikëve në fund të garës së Abu Dhabi, që do të zhvillohet të dielën.

Britaniku ashtu si edhe në sesionin e parë ishte shumë më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg. Nëse në sesionin e parë Hamilton e ndali  kohën në 1'42.869, me një diferencë prej 3 të dhjetash, ndërsa në të dytën, gjermani u shkurtoi diferencën në kohë, në vetëm 79 të mijtat. Kohët e tyre ishin përkatësisht 1.40.861 dhe 1.40.940.

Koha e tretë më e mirë në sesionin e dytë ishte e Sebastian Vettel, që la pas dy makinat Red Bull. Në sesionin e parë piloti i Ferrarit u rendit pas tyre. Piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen u rendit në vendin e gjashtë në sesionin e dytë.
 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat