Hamilton nuk heq dorë nga titulli

Formula 1

Hamilton nuk heq dorë nga titulli

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 13:31
Hamilton

Edhe pse nuk ka shumë shanse për t’u shpallur kampion bote për të katërtën herë në Formula 1, piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, shpreson ende te ndonjë mrekulli në garën e fundit në Abu Dhabi. “Kush e di se çfarë mund të ndodhë në pistë. Unë nuk heq dorë nga titulli edhe pse e di që ky nuk ka qenë një sezon i përkryer për mua. Kam kaluar shumë pengesa për të qenë ende në garë për titull dhe do të ishte absurde të mos mendoja për të tani”, deklaroi nga Katari piloti britanik, ku dhe ndodhet prej disa ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat