Hamilton: Titulli është i hapur deri në fund

Formula 1

Hamilton: Titulli është i hapur deri në fund

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 19:27
Hamilton

Lewis Hamilton mendon se ka ende gjasa për t’u shpallur kampion i botës në Formula 1 edhe pse t’i fitojë dy garat e mbetura mund të mos i mjaftojnë për të bërë realitet ëndrrën. Tashmë diferenca mes tij dhe shokut të skuadrës Nico Rosberg është ngushtuar në 19 pikë, me pilotin gjerman që mbrohet mirë, duke dalë i dyti dhe limituar dëmet, duke mos rrezikuar shumë. “Jam i kënaqur me garën, me paraqitjen në pistë dhe mbi të gjitha me fitoren. Skuadra bëri një punë të mirë dhe për mua ishte suksesi i parë në Meksikë, ku mezi pres të rikthehet vitin tjetër”, u shpreh piloti britanik i Mercedes. Në lidhje me të ardhmen, kampioni i botës në fuqi shtoi: “Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në dy garat e mbetura, por në Formula 1 gjithçka është e mundur. Unë do të bëj detyrën time, do të garoj për fitore dhe shpresoj që Rosberg të gabojë në një garë edhe pse kjo duket e vështirë, pasi kemi të dy të njëjtën makinë. Tani kam dy javë kohë për të përgatitur garën e radhës dhe dua të shijoj këtë fitore”, u shpreh Lewis Hamilton, që në Meksikë korri suksesin nr.51 në karrierën e tij, duke u barazuar me Alain Prost (vetëm Schumacher ka më shumë fitore).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat