Arrivabene: Gabuam!

Formula 1

Arrivabene: Gabuam!

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 16:41
Maurizio Arrivabene

Të dielën (me 9 tetor) do të zhvillohet gara për Çmimin e Madh të Japonisë në Formula 1. Te disa skuadra është një zhgënjim sidomos te ajo e Ferarrit. Shefi i Ferrarit, Maurizio Arrivabene, ka thënë mes të tjera: “Makina është më e shpejtë se një vit më parë, por kjo nuk mjafton. Gabimi ynë ishte nënvlerësimi që i bëmë forcës së Mercedes, ndërsa te Red Bull, janë më të përulur se ne. Gabuam shumë që i nënvlerësuam në fillim të verës dhe tani po paguajmë pasojat. Sigurisht që nuk kemi qenë në lartësinë e duhur, por ka edhe shumë gjëra të paparashikueshme”. Gara në Japoni pritet të jetë interesante sidomos mes dy pilotëve të Mercedesit, Nico Rocberg dhe Lewis Hamilton, që luftojnë për titull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat