Ferrari, në Suzuka mund ta ndihmojë vetëm … shiu

Formula 1

Ferrari, në Suzuka mund ta ndihmojë vetëm … shiu

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 18:30
ilustrim

Ferrari do të fluturojë këtë fundjavë drejt Japonisë me plagë të hapura nga cmimi i Madh i Maljazisë. Sebastian Vettel, u ndëshkua me tre pozicione nga komisarët e garës për shkak të incidentit me Nico Rosberg në Sepang, ndërsa Kimi Raikkonen nuk arriti të siguronte një vend në podium. Tashmë kokëkuqjes nuk i ka mbetur gjë tjetër vecse të provojë të luftojë për vendin e dytë për konstruktorë.

Fitorja e dyfishtë e Red Bullit në Malajzi i ka vështirëuar më shumë gjërat. Na klasifikimin për makinat njëvendëshet e Milton Keynes kanë grumbulluar 359 pikë, 46 më shumë se kokëkuqet. Por përtej renditjes, që gjithsesi mbetet e rëndësishme, Ferrari synon ta mbyllë mirë kampionatin në 5 garat e mbetura.

Të dielën Formula 1  kthehet në pistën e Suzukës, që është një nga më tekniket për variacionet që ofron dhe jo më kot është një ndër më të vlerësuarat edhe nga pilotët.

Nga parashikimet e motit, mësohet se mund të ketë reshje shiu gjatë garës dhe ndoshta për Ferrarin ky nuk është një lajm i keq, pasi Mercedi dhe Red Bulli mund të mos paraqiten në versionin e tyre më të mirë.

Kimi Raikkonen është ferraristi që ka grumbulluar më shumë pikë në këtë botëror. Finlandezi e ka të qartë se për t’u ngjitur në podium gjithcka duhet të shkojë në perfeksion.

“Nuk e di nëse është një nga pistat e mia të preferuara, por gjithsesi mbetet një një cirkuit i bukur dhe impenjativ, ku makina duhet të jetë në perfeksion. Është një pistë e shpejtë dhe shumë e vështirë që gjithcka të shkojë ashtu sic dëshiron, edhe pse të jep mundësinë që të parakalosh.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat