Hamilton: Dikush nuk dëshiron që unë të fitoj

Formula 1

Hamilton: Dikush nuk dëshiron që unë të fitoj

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 14:49
Lewis Hamilton

Kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton, pa dyshim se pati një të diele zhgënjyese në garën për Çmimin e Madh të Malajzisë. Ai nuk e përfundoi garën, kjo e zemëron edhe me tepër atë dhe aq me shumë që  mbetet tani me 23 pikë larg liderit të renditjes së përgjithshme, Nico Rosberg. Ai për shkak të një problemit në makinë nuk e përfundoi garën, por ka një shpjegim? “Dikush nuk dëshiron që unë të fitoj këtë vit”, ka thënë Hamilton. Niki Lauda, ka thënë: “E njoh shumë mirë Lewisin dhe ai nuk dëshiron të akuzojë skuadrën. Nuk mund ta pranoj këtë interpretim. Hamilton e di shumë mirë, që ne bëjmë gjithçka mundemi për t’i vënë në dispozicion makinën dhe motorin më të mirë. Më vjen vërtet keq për të, i kërkova ndjesë për problemin në motor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat