Rosberg shkëlqeu, merr kryesimin

Formula 1

Rosberg shkëlqeu, merr kryesimin

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 17:44
Nico Rosberg feston

Nico Rosberg me Mercedes fitoi garën e Çmimit të Madh të Singaporit në Formula 1, duke marrë edhe kreun e renditjes së përgjithshme. Një paraqitje e mirë e pilotit gjerman, që e udhëhoqi garën e zhvilluar në pistën e “Marina Bay” nga kthesa e parë deri tek e fundit, por në fund rrezikoi ta humbiste atë, pasi nuk arriti të krijojë ndonjë distancë të madhe me rivalët, që falë strategjisë më të mirë të gomave e kërcënuan në 5 xhirot e fundit. I dyti u rendit Daniel Ricciardo me Red Bull, që iu afrua fitores, ndërkohë që ngjitet në podium bashkë me Lewis Hamilton me makinën tjetër Mercedes, që bëri një garë të mirë. Rosberg merr kryesimin duke tubuar 273 pikë, ka tetë më shumë se kampioni në fuqi i botës, Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat