Nuk heq dorë nga titulli

Formula 1

Nuk heq dorë nga titulli

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 19:28
Noco Rosberg

Piloti i Mercedesit, Nico Rosberg, është ende në kërkim të titullit të parë botëror në Formula 1. Një kampionat që rikthehet ditën e diel pas një pushimi të gjatë. Piloti gjerman i Mercedes shprehet se nuk heq dorë nga titulli kampion edhe pse është 19 pikë pas shokut të skuadrës Lewis Hamilton. Gara e radhës do të zhvillohet në pistën legjendare të Spa, në Belgjikë, garë ku Rosberg do të kërkojë të rikthehet te suksesi pas 4 garash ku triumfon piloti britanik. “Është bukur të rikthehesh në pistë pas një pushimi të gjatë. Jam relaksuar me familjen time dhe karikuar bateritë, por tani është momenti për t’iu rikthyer punës”, ka thënë Rosberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat