Fundjava pritet me emocione në Formula 1

Formula 1

Fundjava pritet me emocione në Formula 1

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 12:18
Vetel gjatë një gare

Në fundjavë do të zhvillohet gara për Çmimin e Madh të Belgjikës, e cila pritet me emocione të mëdha edhe nga dashamirët e këtij sporti. Piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, është ende në kërkim të suksesit të parë sezonal. Por mbi të gjitha, një sukses në Spa do të ishte e rëndësishme për vazhdimin e kampionatit. “Do të jetë e rëndësishme ta rinisim kampionatin më këmbën e mbarë, pasi do të ishte një shtysë për pjesën e mbetur të Botërorit. Nuk jemi aty ku duam, por kemi pasur mundësi të rikuperojmë gjatë këtyre javëve pushim. E dimë se ku i kemi mangësitë dhe besoj se në startin e garës së Belgjikës do të paraqitemi më kompetitivë. Në çdo garë ne garojmë për të fituar, ndaj këtë gjë do ta bëjmë kudo”, tha Vettel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat