Hamilton: Nuk bëra asnjë gabim

Formula 1

Hamilton: Nuk bëra asnjë gabim

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 16:38
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton ndjehet fortë mirë pas fitores në Gjermani. Ai thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme, plot 19 pikë nga kolegu i tij, Nico Rosberg. Dy pilotët e Mercedesit llogariten si kandidatët kryesor në luftë për titullin e kampionit në Formula 1. Dy pilotë që do të luftojnë deri në fund se cili do të triumfojë në garën më atraktive në botë.  Hamilton kryeson me 217 pikë, 19 me tepër se Rosberg. Gara e ardhshme do të zhvillohet në fund të muajit përkatësisht me 28 gusht për Çmimin e Madh të Belgjikës. “Fitorja në Gjermani dhe avantazhi me Rosberg është i madh, por siç e shihni situata përmbyset shumë shpejt, ndaj deri në fund gjithçka është ende e hapur. Për momentin shijoj avantazhin dhe këto pushime do të jenë të bukura”, ka thënë Hamilton. “Skuadra bëri një punë fantastike, pasi makina ishte e shpejtë dhe të gjithë meritojnë një duartrokitje të fortë. Jam i kënaqur për rezultatin, pasi tani jam në një situatë më të mirë”, tha piloti britanik. Ai shpreson se këto fitore do t’i vazhdojë edhe në garat e ardhshme dhe të jenë pranë mbrojtjes së titullit të botës. Hamilton ka shumë punë deri në fund, sepse vazhdimisht e ndjen rrezikun nga Rosbergu, që mund të këndellet në garat e ardhshme.  “Nuk bëra asnjë gabim. Erdha në Gjermani për të fituar dhe e arrita objektivin. Jam më i qetë, por shpresoj që ky moment i mirë të vazhdojë edhe pas pushimeve”, tha Lewis Hamilton. Ndërkaq, pilotët e tjerë nuk shihen edhe si sfidues të dy vendeve të para, kështu që Hamilton e Rosberg do të diskutojnë deri në fund se cili do të fitojë titullin e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat