Rosberg më i shpejti

Formula 1

Rosberg më i shpejti

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 18:56
Nico Rosberg

Në Formula 1 nuk ka kohë për pushim dhe një javë pas garës së Hungarisë pilotët do të zbresin sërish në pistë, këtë herë në Hockenheim, në garën e vlefshme për Çmimin e Madh të Gjermanisë. Dhe në pistën gjermane janë pilotët vendës ata që dominojnë, me Nico Rosberg, që dha kohën më të shpejtë, në përfundim të dy sesioneve të provave të lira. Piloti gjerman i Mercedes dha kohën 1’15”614 në përfundim të sesionit të dytë të provave të lira, duke lënë pas me gati gjysmë sekondi me shumë shokun e skuadrës, Lewis Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat