Rosberg: Vendoset gjithçka në sekondat e fundit

Formula 1

Rosberg: Vendoset gjithçka në sekondat e fundit

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 19:21
Rosberg

Nico Rosberg, pilot i Mercedesit, pa dyshim se është i dëshpëruar që humbin kryesimin në renditjen e përgjithshme të Formula 1. “Është vendosur gjithçka në sekondat e para, nuk kam bërë një nisje të keqe, por kam qenë pak më inferior në krahasim me Daniel dhe Lewis Hamilton. Ricciardo më ka marrë krahun dhe Hamilton është futur nga brenda. Dua të kthehem te fitorja pas një jave, kur të garojmë në shtëpinë time”, ka thënë Rosberg, që mban vendine  dytë me 86 pikë, gjashtë me pak se lideri i ri, Hamilton, ndryshe ky i fundit është kampion në fuqi i botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat