Rosberg: Shpresoj në një fundjavë të mirë!

Formula 1

Rosberg: Shpresoj në një fundjavë të mirë!

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 17:51
Nico Rosberg

Botërori i Formula 1 mori një kthesë të papritur në 5 garat e fundit, me Lewis Hamilton që ka fituar 4 prej tyre, duke ngushtuar në një pikë diferencën me kryesuesin, Nico Rosberg. Ndaj gara e ardhshme në Hungari mund të sjellë edhe përmbysjen në rast se britaniku fiton duelin me shokun e skuadrës. Por pavarësisht rezultatit, piloti gjerman i Mercedes, Nico Rosberg, shprehet se gjithçka do të vendoset në garën e fundit. “Me Lewis do të jetë një betejë e fortë në çdo garë. Unë besoj tek forcat e mia, te makina që kam në dispozicion. Hungaria është një pistë e vështirë, një test i fortë për pilotët, por shpresoj në një fundjavë të mirë”, tha Nico Rosberg. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat