Osmanaj: Auto sporti i shërben edhe sigurisë në trafik

Formula 1

Osmanaj: Auto sporti i shërben edhe sigurisë në trafik

Më: 11 korrik 2016 Në ora: 18:22
Rexhë OsmanajRexha

“E dimë se kjo që kemi bërë nuk është diçka e jashtëzakonshme, por këto janë mundësitë tona. Për fat të mirë edhe ministri Lutfi Zharku ka qenë përkrahës yni i madh në këtë drejtim, prandaj besoj se kontributi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, është shprehur Rexhë Osmanaj, drejtor i Drejtorisë së Rrugëve. Drejtori i Drejtorisë së Rrugëve, Rexhë Osmanaj është ndër zyrtarët e dalluar shtetërorë, i cili për asnjë moment nuk po heziton të përkrahë Federatën e Auto Sportit të Kosovës dhe automobilizmin në përgjithësi. Me aq sa ka mundësi, Osmanaj sivjet është duke u treguar krah i fortë i FASK-ut. “Mendoj se kjo është detyrë e secilit prej nesh. Me punën tonë ne po e përmirësojmë gjendjen e rrugëve për qytetarët tanë e rrjedhimisht po i ndihmojnë edhe automobilistët, të cilëve po përpiqemi t’u ofrojmë kushte më të mira për garë, e në veçanti në aspektin e sigurisë“, ka thënë Osmanaj. Deri tani, me përkrahjen e tij, në prag të garave është intervenuar në akset rrugore Pejë - Kullë dhe Brezovicë - Prevallë, ndërsa deri në fundjavë pritet të intervenohet edhe në rrugën në Shalë të Bajgorës, ku do të mbahet gara e radhës. “Para garave në Kullë dhe Brezovicë i kemi pasur vetëm nga dy ditë kohë për të punuar aty ku ka pasur nevojë, por, megjithatë, ia kemi dalë të përmirësojmë gjendjen e rrugëve. Ndërsa, për Shalë kemi më tepër kohë dhe pa dyshim që shtegu do të jetë në gjendje të mirë për garën e kësaj fundjave”, ka shtuar Osmanaj. Ai ka theksuar se në Drejtorinë e Rrugëve, por edhe në Ministrinë e Infrastrukturës e kanë të qartë se ka nevojë edhe për shumë investime tjera. “E dimë se kjo që kemi bërë nuk është diçka e jashtëzakonshme, por këto janë mundësitë tona. Për fat të mirë edhe ministri Lutfi Zharku ka qenë përkrahës yni i madh në këtë drejtim, prandaj besoj se kontributi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka shtuar numri një i Drejtorisë së Rrugëve.
Duke mos e fshehur dashurinë për sportin, Osmanaj ka theksuar se zhvillimi i automobilizmit të mirëfilltë i kontribon edhe sigurisë në trafik, që është njëra nga prioritetet e Ministrisë së Infrastrukturës. “Detyra jonë është t’i mirëmbajmë rrugët sa më mirë që është e mundur. Do të vazhdojmë të japim kontributin tonë ku do që kërkohet dhe që kemi mundësi, ndërsa jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me Ministrinë e Sportit, Federatën e Auto Sportit dhe çdo institucion tjetër me qëllim të përmirësimit të kushteve, qoftë për auto sportin, qoftë për qyetarët në përgjithësi”, është shprehur Osmanaj në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat