Hamilton ngadhënjen në Silvertone

Formula 1

Hamilton ngadhënjen në Silvertone

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 15:41
Gara e Formula 1

Lewis Hamilton me Mercedes ka fituar sot garën e Çmimit të Madh të Britanisë, zhvilluar në pistën e Silverstone, suksesi i 4-t sezonal për pilotin britanik, i 47-ti në karrierë. Falë këtij triumfi, kampioni i botës në fuqi ngushton diferencën me shokun e skuadrës Nico Rosberg në renditjen e përgjithshme, pas 10 garave të para sezonale. Gjermani u rendit i dyti, duke bërë një garë të mirë edhe pse rrezikoi shumë në duelin me Verstappen, që me makinën e tij Red Bull u rendit i treti dhe u ngjit në podium. Zhgënjen totalisht Ferarri, që në pistën britanike bëri një garë anonime, asnjëherë pretendente, madje pilotët ishin gjithnjë në mesin e renditjes, raporton telesport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat