Befason Ferrari

Formula 1

Befason Ferrari

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 15:28
Raikonnen e Vettel

Një dhuratë për arritjen e shifrës prej 100 Çmimesh të Mëdha me kokëkuqen. Kimmi Raikkonen në Silverstone do të festojë jo vetëm këtë shifër jubilare të arritur me Ferrarin, por edhe rinovimin e kontratës së tij me skuadrën nga Maranello për sezonin e vitit 2017. nëpërmjet një komunikate të shkurtër prej 3 rradhësh, Ferrari bëri të ditur se “ka rinovuar akordin për bashkëpunimin tekniko-sportiv që e lidh me Kimmi Raikkonen dhe që në sezonin 2017 skuadra do të jetë e formuar sërish prej pilotit finlandez dhe Sebastian Vettel. Kimmi Raikkonen, i katërti në klasifikimin aktual të pilotëve, është piloti i fundit që ka fituar një titull me Ferrarin, atë të vitit 2007 , dhe tani është duke përjetuar aventurën e tij të dytë me skuadrën nga Maranello. Pas trevjecarit të kaluar gjatë përiudhës 2007-2009, finlandezi po i afrohet kështu epokës së dytë prej tre sezonesh me kokëkuqen. Në atë që mund të përkufizohet si “jeta e tij e dytë” me Ferrarin, të nisur në 2014, Kimmi deri më tani është ngjitur 7 herë në pod dhe është për momentin me pikë të barabarta me Vettel., pasi është mposhtur me rezultatë të thellë nga shokët në sezonet pararadhëse në skuadrën e kuqe. Në 2014 koleksionoi 106 pikë më pak se Alonso, ndërsa në 2015 e mbylli me 128 pikë më pak se Vettel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat