F1, Hamilton fluturon i pari në provat zyrtare të Austrisë

Formula 1

F1, Hamilton fluturon i pari në provat zyrtare të Austrisë

Më: 2 korrik 2016 Në ora: 17:05
Ilustrim

Lewis Hamilton do të niset nga vendi i parë, në Çmimin e Madh të Austrisë pasi arriti të marrë “pole position” në provat zyrtare. Piloti britanik bëri një xhiro perfekte në sekondat e fundit të sesionit të tretë duke arritur një sukses më se të merituar, pasi nesër do të ketë një mundësi të mirë për të shkurtuar diferencën e 24 pikëve nga shoku i tij i skuadrës, Niko Rosberg.

Piloti tjetër i Mercedes gjermani Rosberg shënoi kohën e dytë më të mirë, por u penalizuan me 5 vende sepse ndërruan kamion, së bashku me pilotin e Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili arriti kohën e katërt më të mirë.

Kështu, pas penaliteteve, Nico Hulkenberg, me Forc India, që arriti kohën e tretë më të mirë do të niset nesër në vijën e parë të startit pas Hamilton dhe në vendin e tretë do të jetë surpriza Button me McLaren.

Në të katërtin u rendit Raikkonen dhe pas tij u renditën Daniel Ricciardo (Red Bull), Valteri Bottas (Williams), Max Verstappen (Red Bull) dhe Felipe Massa (Williams).

Provat zyrtare rezultuan jo të lehtë për të gjithë pilotët pasi në disa momente pista u përfshi nga shiu, i cili pritet që edhe nesër të jetë protagonist gjatë garës së nesërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat