Rosberg niset i pari në Baku

Formula 1

Rosberg niset i pari në Baku

Më: 19 qershor 2016 Në ora: 09:05
Baku

Pasi dominoi provat e lira, Lewis Hamilton ia dhuroi ‘pol positionin’ për Çmimin e Madh të Evropës shokut të tij të skuadrës, Nico Rosberg.

Britaniku i Mercedes u përplas me murin në sesionin e tretë të provave, gjë e cila e detyron atë ta nisë garën e së dielës nga vendi i dhjetë.

Ndërkohë, gjermani Rosberg regjistroi kohën më të shpejtë me 1 minutë, 42 sekonda e 758 të qindtat. Lajme të mira kanë ardhur nga Baku për “Ferrari”.

Sebastian Vettel do ta nisë garë nga vendi i tretë, ndërsa Kimi Raikkonen nga vendi i katërt, kjo dhe falë penalizmit me pesë pozicione të Perez, për shkak të ndërrimit të kambios.

Përpara dy kokëkuqeve italiane do të jetë Ricciardo me Red Bull. Gara për Çmimin e Madh të Evropës do të zhvillohet nga ora 15:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat