Dy tituj ose asnjë

Formula 1

Dy tituj ose asnjë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 13:47
Dy tituj ose asnjë

Për herë të parë që nga viti 2014, kur në Formula 1 përdoren motorët turbo-hibridë, Mercedes nuk e ka të sigurt titullin kampion bote për konstruktorë dhe atë për pilotë. Në itet 2014 e 2016 mercedes e kishte fituar këtë titull për konstruktorë, ndërsa ai për pilotë vendosej mes Hamilton e Rosberg.

Këtë sezon situata është më e ndërlikuar, me Hamilton e Verstappen që kanë pikë të barabarta (369.5 pikë secili). Ndërsa në garën për konstruktorë, Mercedes ka 587.5 pikë, 28 pikë më shumë se Red Bull. Tri garat e fundit kanë treguar një Mercedes superior ndaj Red Bull, çka mbush me optimizëm makinën gjermane.

Toto Wolff, shefi i Mercedes, tha: “Gara e fundit do të jetë me shumë intensitet, ndaj e rëndësishme është të mos shpërqendrohemi, duke qenë kokëulur në punën tonë dhe të zbresim në pistë dy makina të shpejta dhe fituese. Ne jemi ende në garë për të dy titujt dhe ky është një sinjal pozitiv për punën e bërë”.

“Fakti që të dy titujt do të vendosen në garën e fundit tregon se ne dhe Red Bull kemi shkuar përtej limiteve për të qenë fitues. Ndaj, nuk heqim dorë dhe synojmë fitoren në Abu Dhabi. Ose të dy titujt ose asnjë! Ky është objektivi ynë dhe shpirti me të cilin do të punojmë e garojmë këtë fundjavë”, u shpreh Toto Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat