Verstappen i kundërpërgjigjet kritikave të Hamilton

Formula 1

Verstappen i kundërpërgjigjet kritikave të Hamilton

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Max Verstappen ka ardhur me një reagim pas kritikave të pranuara nga Lewis Hamilton.

Verstappen ka konsideruar si Hamilton ka qenë mos-respektues në intervistën e dhënë pas garës së Meksikës.

Hamilton ka kritikuar holandezin për stilin e tij të garës, duke thënë se është agresiv, pas Grand Prix Mexico.

Por, sipas Verstappen këto kritika vetëm tregojnë se ai po qëndron në kokën e pilotëve të tjerë.

“Nuk kam nevojë të flas për tjerët, pasi nuk tregon respekt” ka thënë fillimisht Verstappen.

“Jam garues i fortë, por jam korrekt. Nuk është korrekte ajo që është thënë nga Hamilton” ka shtuar piloti i F1.

“Pëlqej që të luftojë në pistë, përndryshe do të qëndroja në shtëpi” shtoi ndër të tjerash holandezi.

Me një triumf eventual në garën e ardhshme, britaniku Hamilton do të fitonte titullin e tij të gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat