Viti 2021 - ai i ndryshimit në Formula 1

Formula 1

Viti 2021 - ai i ndryshimit në Formula 1

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 19:27
Viti 2021 - ai i ndryshimit në Formula 1

Viti 2021 do të jetë edhe ai i ndryshimit në Formula 1. Kompeticioni më i rëndësishëm i garave të shpejtësisë pritet t'i nënshtrohet dy rregullave të reja.

Në takimin e zhvilluar mes kryetarit të Formula 1 dhe njëkohësisht shefit ekzekutiv, Chase Carey dhe Presidentit të FIA-s, Jean Todt është dalë në përfundimin që ndryshimi i dy pikave që shihen si kyçe në rritjen e konkurrencës.

Bëhet fjalë për shkurtimin e numrit të xhirove, pra gara më të ngushta dhe buxhetin ekonomik dhe qëndrueshmëri sportive të skuderive pjesëmarrëse. E në pritje të këtyre rregullave, skuderia franceze, Renault ka nisur të lëviz.

Skuadra me bazë në Enstone do të ketë si shef të ri të aerodinamikës, Dirk de Beer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat