MF nis harmonizimin ligjor në fushën e tatimeve - Bota Sot
MF nis harmonizimin ligjor në fushën e tatimeve

Financa

E shtunë, 23 qershor 2018

MF nis harmonizimin ligjor në fushën e tatimeve

Më: 28 prill 2018 Në ora: 11:27
Ministria e Financave

Ministria e Financave në kuadër të planit të punës ka përfshirë në programin e saj për vitin 2018 edhe hartimin e koncept-dokumentit për trajtimin e kuadrit ligjor të tatimeve dhe procedurave në fushëveprimin e Administratës Tatimore, me qëllim që të hapet rruga për ndryshim plotësimin e tre ligjeve ekzistuese tatimore, si dhe hartimin e ligjit të ri për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Sipas Ministrisë së Financave, këto ndryshime do të ndikojnë në lehtësimin e procedurave dhe do të ndihmojnë bizneset në zhvillimin e tyre.

“Ky koncept-dokument po ashtu është i bazuar në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2017-2021 si dhe Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimit të Parave, Financimit të Terrorizmit dhe Krimeve Financiare për periudhën 2014-2018. Në procesin e hartimit të këtij koncept-dokumenti Ministria e Financave ka zhvilluar konsultime paraprake dhe konsultime publike me të gjithë akterët që kanë të bëjnë me këtë fushë dhe janë përfshirë kontributet relevante  nga palët e interesit”, thuhet në komunikatën e MF-së.

Ministria e Financave, me qëllim të adresimit të problemeve me të cilat ballafaqohen tatimpaguesit dhe institucionet e zbatimit të Ligjit, përfshirë këtu edhe problemet përmbajtësore dhe ato teknike të ligjeve aktuale në fuqi, sfidave që lindin për harmonizimin e mëtejmë të këtyre ligjeve me legjislacionin e BE-së, si dhe praktikave ndërkombëtare, ka themeluar Grupin Punues për Trajtimin e Kuadrit Ligjor të Tatimeve dhe Procedurave në Fushëveprimin e ATK-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test