Java më e keqe e Bitcoinit, rënie e madhe në vlerë

Financa

Java më e keqe e Bitcoinit, rënie e madhe në vlerë

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 11:26
Bitcoin

Bitcoini vazhdon të ketë rënie në vlerë, pasi këtë javë ka humbur 1/3 e vlerës maksimale që e kishte arritur në 20 mijë dollarë.

Të premten, vlera e një bitcoini ra nën 11 mijë euro, për t’u ngritur pastaj në 12 mijë sosh, ndërsa aktualisht qëndron në pak më shumë se 10 mijë euro.

Në bazë të këtyre lëvizjeve, kjo kriptovalutë ka shënuar javën më të keqe në vlerë që prej vitit 2013. Bitcoin pati një vit fantastik, pasi u ngrit në 20 mijë dollarë nga 1 mijë sa ishte në fillim të vitit.

Rënia e kriptovalutës mund të shkaktohet edhe nga fakti që shumë investitorë që tashmë kanë shënuar fitime të mëdha kanë filluar të tërheqin paratë, nga frika e një shpërthimi të ‘balonës’. 

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat