Qeveria ka mbajtur ankandin e letrave me vlerë

Financa

Qeveria ka mbajtur ankandin e letrave me vlerë

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 14:46
Ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur ankandin e radhës të letrave me vlerë, ku u ofertuan Bono Thesari 12 mujore në vlerë nominale 30 milionë euro.

Fondet e huazuara përmes këtij ankandi do të përdoren për rifinancimin e Bonove 12 mujore të emetuara më parë. 

Sipas një komunikate të Ministrisë së Financave, në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 43.15 milionë euro, kurse është pranuar vetëm shuma e shpallur paraprakisht e që është 30 milionë euro.

Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.27% vjetore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat