Rikthehet Tony Montana

Filma

Rikthehet Tony Montana

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 19:56
Tony Montana

Vazhdojnë thashethemet për rikthimin e filmit “Njeriu me shenjë”.Regjisori Antoine Fuqua, është shprehur se po vijon punën me hartimin e skenarit dhe përshtatjen në një histori të ditëve të sotme.

"Skenari është i thjeshtë. Një burrë i varfër që do të ketë gjithçka. Dhe nuk ndalet në asnjë moment, pavarësisht kush i del përpara”, ka thënë regjisori.Por pyetja kryesore që i mundon të gjithë fansat e këtij filmi, është kush do të jetë zëvendësuesi i aktorit “Al Pacino” nën petkun e Toni Montanës? Prej kohësh është përfolur se roli i është propozuar Denzel Washington. Ky i fundit mësohet se ka thënë “Atë rol e ka vulosur Al Pacino dhe s’diskutohet më”.

Filmi në versionin e ri do të flasë për një gangster që bëhet bos droge dhe shkon në Los Anxhelos. Xhirimet pritet të nisin në fillim të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat