Fansat e ‘Dragon Ball’ të bëhen gati! Rikthehet filmi i preferuar i fëmijërisë - Bota Sot
Fansat e ‘Dragon Ball’ të bëhen gati! Rikthehet filmi i preferuar i fëmijërisë

Filma

E premte, 21 shtator 2018

Fansat e ‘Dragon Ball’ të bëhen gati! Rikthehet filmi i preferuar i fëmijërisë

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 22:16
Dragon Ball

“Dragon Ball” ka qënë një nga filmat më të ndjekur nga fëmijët e viteve 90’ dhe të rinjtë. Për të gjithë ata që janë gozhduar para ekranit me këtë seria, ju njoftojmë se filmi rikthehet sërish.

Shumë shpejtë në kinematë japoneze do të vijë filmi i 20-të i “Dragon Ball”. Kështu fansat të bëhen gati, pasi “Dragon Ball Super: Broly” do të rikthehet sërish për t’ju gozhduar para ekranit.

 “Kjo është historia e një Saiyani të ri. Toka është në paqe pas Turneut të Fuqisë. Duke kuptuar se universet ende mbajnë shumë njerëz të fortë për të parë, Goku i kalon të gjitha ditët e trajnimit për të arritur nivele më të larta. Por, një ditë, Goku dhe Vegeta do të përballen me një Saiyan të quajtur ‘Broly’, të cilin nuk e kanë parë kurrë. Saiyanët supozoheshin të shfarosur pas shkatërrimit të planetit Vegeta, pra çfarë bën një i tillë në tokë? Ky takim mes të tre Saiyanëve, që kanë ndjekur fate krejtësisht të ndryshme, kthehet në një betejë të jashtëzakonshme, madje edhe Freeza (i rikthyer nga ferri) ndeshet me Broly.”- thuhet në përshkrimin e trilerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test