Vdes në moshën 90-vjeçare Eunice Gayson, ishte vajza e parë “Bond” - Bota Sot
Vdes në moshën 90-vjeçare Eunice Gayson, ishte vajza e parë “Bond”

Filma

E mërkurë, 20 qershor 2018

Vdes në moshën 90-vjeçare Eunice Gayson, ishte vajza e parë “Bond”

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 09:59
Eunice Gayson dhe Sean Connery

Vdes në moshën 90-vjeçare aktorja britanike Eunice Gayson, e njohur si vajza e parë “Bond” në serinë e filmave 007.

Lajmi bëhet i ditur nga BBC.

Gayson interpretoi rolin e Sylvia Trench, përkrah Sean Connery-t në filmin e parë të sagës, që mbante titullin ‘Dr.No’, në vitin 1962.

Lindur në Surrey në 1928-n, ka qenë e vetmja “Bond Girl” që mori pjesë në dy filma të serisë.

Aktorja kontribuoi në krijimin e sloganit më të njohur të spiunit: “Bond, James Bond” dhe një gjë të tillë e ka rrëfyer vetë aktorja.

Gjatë lojës me letra në një kazino, në momentin e prezantimit, Connery duhet të thoshte “emri im është Bond, James Bond”, por gaboi disa herë duke thënë “Sean Bond” apo “James Connery”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test