Skena e “përdhunimit” me Timo Fllokon, Monika Lubonja rrëfen sikletin kur e pa bashkëshorti - Bota Sot
Skena e “përdhunimit” me Timo Fllokon, Monika Lubonja rrëfen sikletin kur e pa bashkëshorti

Filma

E shtunë, 23 qershor 2018

Skena e “përdhunimit” me Timo Fllokon, Monika Lubonja rrëfen sikletin kur e pa bashkëshorti

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 21:47
Monika Lubonja

Monika Lubonja ka luajtur shumë role në film dhe teatër që kanë lënë gjurmë në karrierën e saj e një prej tyre ka qenë edhe filmi “Përdhunuesit”.

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” që trasmetohet çdo të shtunë në Abc News, aktorja ka treguar momentet e sikletshme gjatë xhirimit të skenës së “përdhunimit” me aktorin e njohur Sheri Mita, por edhe skenave të tjera me Timo Fllokon.

“Kisha në krah Timo Fllokon, këtu kishte një problem tjetër. Timo ka qenë mik i familjes sime. Darkonin në shtëpinë time dhe i thoja ti do më futësh në shkollë teatri. Unë u bëra aktore dhe do luanim bashkë. Timoja ja bënte: Bobo kjo është dhe goca e mikut tim si ta puth këtë.”

Dikush në prapakuint i thoshte “Timo të pa Genci”, bashkëshorti im dhe Timo u bë akull. Që në atë kohë sa herë shikonte Gencin i thoshte: ”Përshëndetje si je (me siklet).”

Skena e” përdhunimit” u bë vetëm njëherë. Dhe tani që e kujtoj dridhem. Kisha veshur një fund të gjatë dhe e ngrita pak, një bluzë pak të hapur. Kur më vjen një operator më ngre fundin lart. Hajde se s’do rrimë me ty tha. Ndërkohë Sheri që thotë si je mirë? Mirë i them ke të fala nga babi, edhe ai ishte miku i babit. Dhe pastaj ishte momenti që Sheri do më hiqte sytjenat. Ishte e madhe në atë kohë”, ka treguar ajo.

Dy moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu e kanë pyetur se çfarë i tha ish-bashkëshorti dhe të afërmit në kohën kur doli filmi.

“Sigurisht që ne kishim bërë një pakt me bashkëshortin që në fillim që secili do bëjë të pamundurën për karrierën e vet. Kur kemi vajtur në premierën e filmit unë sikletin më të madhe e pata kur ai të më shikonte në skenën e përdhunimit të skenës. E pyeta: Hë si t ‘u duk?

– Hec mo si mu duk s’le vënd pa e puthur Timo Fllokon.

Unë me vete time u ndjeva e lehtësuar, thashë ky se paska mendjen se më ka dalë kofsha. Do t’i ribëja ato skena por jo duke abuzuar me trupin tim. Jam e gatshme të bëj skena shumë të bukura”, është shprehur Monika.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test