Kobe Bryant fiton edhe një çmim për filmin e tij

Filma

Kobe Bryant fiton edhe një çmim për filmin e tij

Më: 9 maj 2018 Në ora: 21:15
Kobe Bryant

Pasi fitoi dy muaj më parë çmimin “Oscar” me filmin e tij vizatimor “Dear Basketball” (I dashur basketboll), Kobe Bryant rrëmbeu sot një tjetër çmim, atë të “Sports Emmy Awards”. Një film vizatimor me metrazh të shkurtër, që është frymëzuar nga letra e lamtumirës që Kobe Bryant shkroi 3 vite më parë, kur vendosi të lërë basketbollin, pas 20 sezonesh në NBA me Lakers, ku dhe fitoi 5 tituj kampionë.

Ky film u realizua në bashkëpunim me mjeshtrin e filmave vizatimorë Klen Keane, që ka shkruar edhe “Bukuroshja e Fjetur” apo “Sirena e Vogël”, ndaj ky kombinim me Bryant ishte i jashtëzakonshëm dhe triumfues. Filmi vizatimor “I dashur basketboll” tregon në pak minuta karrierën e Kobe Bryant në këtë sport, që kur ishte fëmijë dhe deri kur vendosi të largohet. Bryant është një nga legjendat e NBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat