Brad Pitt në një film për çështjen ”Weinstein”

Filma

Brad Pitt në një film për çështjen ”Weinstein”

Më: 29 prill 2018 Në ora: 17:58
Brad Pitt

Plani B, kompania e prodhimit e Brad Pitt dhe “Annapurna Pictures” do të përshtasin në kinema historinë e hetimit të gazetarëve të “New York Times” të cilët zbuluan akuzat e para për abuzime seksuale kundër Harvey Weinstein.

“New York Times” konfirmoi këto informacione tashmë të njoftuara nga faqja Deadline.com.

Dy kompanitë e prodhimit kanë blerë të drejtat për të prodhuar një film që tregon hetimin e përditshëm, në linjën e sagës gazetareske “Spotlight”, “Pentagon Papers” apo “Les hommes du president”.

Ai do të tregojë se si dy gazetare dhe kryeredaktorja e tyre, Rebecca Corbett kanë vazhduar pavarësisht intimidimeve për të zbuluar abuzimet seksuale të një regjisori që ishte në atë kohë më i fuqishmi në Hollywood.

Jodi Kantor dhe Megan Twohey fituan disa ditë më parë një çmim “Pulitzer” për hetimin e tyre, ndarë me Ronan Farrow, i cili disa ditë pas artikullit të tyre të publikuar më 5 tetor 2017, ka shkruar i pari, në “New Yorker” mbi akuzat për abuzime seksuale ndaj Weinstein.

Menjëherë pas publikimit të artikullit të parë nga Kantor dhe Twohey, Weinstein kishte reaguar duke konfirmuar në “Hollywood Reporter” se akuzat e bëra nga dy gazetaret ishin “shumë të mira”, dëshiroj të blej të drejtën për të bërë një film.

Përfaqësuesit e dy shtëpive prodhuese nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të komentuesve.

Harvey Weinstein është akuzuar nga disa yje, mes të cilave yje si Angelina Jolie, Gwyneth Paltrow, Rose McGowan, Asia Argento apo Lea Seydoux për ngacmime, abuzime seksuale apo përdhunim.

Disa hetime kanë nisur në Los Anxheles, Nju Jork apo Londër./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat