Anibar mbyll thirrjen për filma - Bota Sot
Anibar mbyll thirrjen për filma

Filma

E hënë, 20 gusht 2018

Anibar mbyll thirrjen për filma

Më: 24 prill 2018 Në ora: 14:41
Ilustrim

Thirrja për filma të animuar mbyllet edhe 1 javë, bën të ditur organizatori i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar, Anibar.

Anibar mbyll thirrjen për filma më 30 prill, ndërsa Arvan Berisha është animatori i javës, theksohet në njoftim.

Thirrja e Anibar për filma të animuar për vitin 2018 mbyllet më datën 30 prill. “Mos e humbisni shansin që filmat tuaj të shfaqen këtë vit në edicionin e nëntë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Anibar i cili këtë vit mbahet prej 13-19 gusht në Pejë”, thuhet në njoftim.

Përgjatë muajit prill, ne do të shfaqim disa nga punët e animatorëve kosovarë për të ndarë thirrjen e festivalit me animatorët.

Përderisa ka mbetur edhe një javë deri në mbylljen e thirrjes për filma të animuar të Festivalit të Animacionit Anibar, ne ju prezantojmë me punën e Arvan Berishës.

Arvani studioi Multimedia në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2013 filloi karrierën e tij si një ilustrues dhe storyboard artist. Më pas u përfshi në projekte si animator. Puna e tij e fundit ishte drejtori i artit në 2D animacione për “Trigonom studio”.

I pasionuar në lidhje me animacionin dhe drejtimin e filmit, në vitin 2016 ai filloi filmin e tij të parë të shkurtër. Filmi parashihet të lancohet në vitin 2018. Më shumë për punët e Arvanit: arvanberisha.tumblr.com

Për të qenë pjesë e festivalit mund të lexoni rregullat dhe dërgojeni filmin përmes platformës www.filmfreeway.com.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test