Aktorët hollivudianë Robert Davi dhe Luke Goss vizitojnë Kosovën - Bota Sot
Aktorët hollivudianë Robert Davi dhe Luke Goss vizitojnë Kosovën

Filma

E martë, 14 gusht 2018

Aktorët hollivudianë Robert Davi dhe Luke Goss vizitojnë Kosovën

Më: 9 prill 2018 Në ora: 17:28
Your Move,Robert Davi dhe Luke Goss

Për herë të parë në Kosovë më 13 prill do të vijnë aktorët hollivudianë, Robert Davi dhe Luke Goss, për ta promovuar premierën e filmit të ri Your Move, në kinemanë Cineplexx, para se të vazhdojnë me premierat në Tiranë më 14 prill, Los Anxhelos dhe Sidnej.

Kjo premierë do të jetë një ngjarje e rëndësishme për kulturën e vendit tonë, kështu që do të ketë fillimisht një premierë private enkas për gazetarët e kulturës, si dhe konferencë për shtyp të premten prej orës 12:00, në Cineplexx, Albi Mall.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë dy aktorët, Robert Davi dhe Luke Goss, producenti i filmit Cedric Magnin, si dhe ndihmës-producenti i filmit, biznesmeni shqiptar Duka Gërvalla.

Përveç konferencës,  në mbrëmje prej orës 21:00 do të organizohet një Gala Premierë, ndërsa prej orës 20:30 pritet parakalimi mbi tepih të kuq i aktorëve Robert Davi dhe Luke Goss, si dhe mbi 450 të ftuarve artistë kosovarë, fytyra publike, etj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test