Publikohet trailer-i i filmit për historinë e dashurisë së Meghan dhe princ Harry-it, sa pranë reales

Filma

Publikohet trailer-i i filmit për historinë e dashurisë së Meghan dhe princ Harry-it, sa pranë reales

Më: 6 prill 2018 Në ora: 15:30
Parisa Fitz-Henley dhe Murray Fraser

Nga dasma e Princ Harry dhe Meghan Markle kanë mbetur edhe pak javë, por vetëm disa ditë para ceremonisë madhështore do të shfaqet në të gjitha kinemat në Angli filmi bazuar në historinë e tyre të dashurisë. Një romancë mbretërore dhe gjithçka që nuk e dinim deri më tani. Në rolin e Meghan, Parisa Fitz-Henley e ndërsa Harry do të luhet nga aktori Murray Fraser. Gjithashtu në përmbledhjen e shurtër filmike, shfaqen edhe Kate Midlleton dhe Princ Ëillian, të luajtur nga Laura Mitchell dhe Burgess Abernethy.

Në film është trajtuar historia e tyre e dashurisë, takimi i parë, momenti i propozimit për martesë që Harry i ka bërë Meghan, por gjithashtu edhe pjesa kur Kate e pyet princin nëse është gati të martohet me të duke listuar se “Meghan është amerikane dhe e divorcuar”, diçka që nuk është në rregullat e familjes mbretërore.

Filmi titullohet Harry & Meghan: A Royal Romance (Romanca mbretërore) dhe premiera e saj do të jetë me 13 Maj në orën 20:00.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat