Harrison Ford sërish protagonist në serinë e pestë ‘Indiana Jones’ - Bota Sot
Harrison Ford sërish protagonist në serinë e pestë ‘Indiana Jones’

Filma

E mërkurë, 20 qershor 2018

Harrison Ford sërish protagonist në serinë e pestë ‘Indiana Jones’

Më: 26 mars 2018 Në ora: 09:15
Harrison Ford

Rikthimi i madh po afron për aktorin e famshëm Harrison Ford. Ai do të jetë sërish në rolin e “Indiana Jones” në një kapitull të pestë të sagës së famshme kinematografike, që pritet të shfaqet më 19 korrik të 2019-ës.

Regjisori do të jetë sërish Steven Spielberg, që ka zhvilluar edhe episodet e mëparshme ndërsa xhirimet do të zhvillohen në muajt e parë të vitit që vjen në Britani të Madhe.

Ky njoftim u bë nga “Disney”, duke i dhënë fund një pritjeje prej gati një dekadë për fansat e arkeologut më të famshëm në botë.

Në fakt, filmi i fundit, “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull”, përkon me vitin 2008, ndonëse nuk arriti të njëjtin sukses madhështor të kapitujve të mëparshëm, arriti të grumbullonte 786 milionë dollarë në botë, ndërkohë që ishin shpenzuar vetëm 185 milionë dollarë, transmeton atsh.

Nga ana e “Disneyt” lihet të kuptohet, sipas medias së specializuar në këtë sektor, nga “Variety” tek “Slash Film”, se ky kapitull do të zhvillohet në të ardhmen, edhe pse për momentin nuk janë dhënë detaje të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test