Aktori Ilir Tafa sqaron mediat serbe e boshnjake – Ja kush duhet ta luajë rolin e Adem Jasharit - Bota Sot
Aktori Ilir Tafa sqaron mediat serbe e boshnjake – Ja kush duhet ta luajë rolin e Adem Jasharit

Filma

E hënë, 18 qershor 2018

Aktori Ilir Tafa sqaron mediat serbe e boshnjake – Ja kush duhet ta luajë rolin e Adem Jasharit

Më: 9 mars 2018 Në ora: 15:37
Ilir Tafa

Lajmi se së shpejti do të realizohet filmi mbi Komandantin Legjendar Adem Jashari, tashmë është bërë temë diskutimi edhe për mediat në rajon. Për mediat vendore janë prononcuar artistë e kineastë të shumtë, ndërsa mediat serbe e boshnjake, kanë kërkuar edhe opinionin e aktorit Ilir Tafa, se si i komenton deklaratat e dhëna ditë më parë edhe nga aktori i përmendur Rade Sherbexhija.

Ja se si është përgjigjur aktori Ilir Tafa:

“Bota, në veçanti kohët moderne,  nuk njohin hero si Adem Jashari! Historia e njerëzimit nuk njeh si sakrifica e tij dhe e familjes së tij për liri. Adem Jashari është ikonë e lirisë së Kosovës, dhe duke qenë se liria është vlerë universale – Adem Jashari është hero i njerëzimit! 
Rade Sherbexhija është aktor i mirë, por jo aq i mirë sa për ta luajtur rolin e Adem Jasharit! Për mendimin tim, unë në kriteret e realizimit të filmit për Adem Jasharin, jo vetëm për rolin e tij, por edhe për skenar, edhe për regji do të kërkoja artistë të cilët kanë fituar të paktën një Oskar!”, u ka thënë Ilir Tafa, mediave serbe e boshnjake.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test