Dy yje largohen nga “Grey’s Anatomy”

Filma

Dy yje largohen nga “Grey’s Anatomy”

Më: 9 mars 2018 Në ora: 11:25
Grey’s Anatomy

Seriali i famshëm “Grey’s Anatomy” do të ketë dy personazhe më pak në sezonin e radhët, atë të 15’in.

Bëhet fjalë për Jessica Capshaw e cila ka rolin e dr. Arizona Robbins dhe Sarah Drew, që paraqitet në rolin e April Kepner. këto dy aktore ishin prezente në këtë dramë televizive për dhjetë dhe nëntë sezona respektivisht.

Image

Ku vendim është ndërmarrë nga produksioni i serialit dhe sipas, Krista Vernoff, e cila është bashkëproducente, bazohet tërësisht në kreativitetin e dramës.

Disa media amerikane kanë spekuluar se largimi i dy aktoreve lidhet me kontratën e re te yllit të këtij seriali Ellen Pompeo, që ka rolin e Meredrith Grey, e cila është 20 milionë dollarë në vit.

Një gjë të tillë e ka mohuar vetë Pompeo përderisa ka thënë se është fatkeqësia që mediat zgjedhin të vendposin gratë kundër njëra tjetrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat