Kompania e Weinstein planifikon të shpallë falimentimin

Filma

Kompania e Weinstein planifikon të shpallë falimentimin

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 12:08
Harvey Weinstein

Bordi i Drejtorëve të “Weinstein Company” ka njoftuar të dielën vonë se studio e filmit dhe TV nga New York, është duke planifikuar për të shpallë falimentimin. Kjo pritet të ndodhë pasi që bisedimet për ta shituar atë kanë dështuar

Kjo kompani është përballur me vështirësi, sidomos pas akuzave të rreth 70 grave të famshme që e akuzuan Weinstein për abuzime.

Harvey Weinstein ka qenë producent dhe një prej njerëzve më me ndikim në Hollywood.

“Weinstein Company, është angazhuar aktivisht për procesin e shitjes, si shpresë për të shpëtuar asestet dhe vendet e punës”, thuhet në njoftimin e bordit. “Sot këto diskutime rezultuan pa ndonjë marrëveshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat