Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, la pas kujtime të vyera

Filma

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, la pas kujtime të vyera

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 21:35
Milto Profi

Ai do të mbahet mend për kontributin e madh që i dha jetës artistik, më konkretisht teatrit.Aktori i njohur shqiptar, Milto Profi, u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 80-vjeçare.

Ai ishte një prej aktorëve kryesorë të Teatrit të Durrësit, ku ndër vite bëri që publiku të qeshë me batutat e tij.

Ai u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje. Homazhet në nderim të artistit, që realizoi dhjetëra role në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” do të zhvillohen të enjten në ora 10.00 paradite në hollin e këtij teatri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat