Filmi me 13 nominime për Oscar, akuzohet për plagjiaturë - Bota Sot
Filmi me 13 nominime për Oscar, akuzohet për plagjiaturë

Filma

E mërkurë, 15 gusht 2018

Filmi me 13 nominime për Oscar, akuzohet për plagjiaturë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 12:05
Ilustrim

Regjisori francez i ka dërguar një e-mail regjisorit meksikan, pasi që e ka parë filmin e tij të fundit “The Shape of Water” i cili është i preferuar për Oscar. Ai e ka akuzuar atë për plagjiaturë nga filmat “Delicatessen” dhe “Amelie Poulain”.

I akuzuar për plagjiaturë të shfaqjes “Let me Hear you Whisper”, shkruar në vitin 1969 nga Paul Zindel, dhe së është inspiruar nga filmi i shkurtër “The Space Between Us”, nga Marc S. Nollkaemper, Guillermo del Toro tashmë po akuzohet nga Jean-Pierre Jeunet. Regjisori francez e ka akuzuar atë për filmin e tij të fundit “The Shape of Water”.

“Më paralajmëruan para se të shoh filmin, të gjithë me treguan për historinë e Amelie Poulain…Mirëpo aty vërehet veçanërisht Delicatessen”, është shpreh ai. Regjisori ka treguar se e ka nisur një e-mail pasi që ka gjetur ngjashmëri të mëdha në mes të filmit “The Shape of Water” dhe filmit të tij të parë “Delicatessen”.

“I kam thënë atij. Ju keni shumë imagjinatë dhe talent. Përse të shkoni dhe të shfrytëzoni idetë e të tjerëve? Kurse ai më është përgjigjur se ne ja kemi borxh të gjitha Terry Gilliam. Sipas tij ai nuk ka vjedhur asgjë nga askush, por është Terry Gilliam ai i cili ka pasur ndikim të ne të gjithë”, ka shpjeguar ai duke shtuar se nuk do e akuzojë ligjërisht për plagjiaturë por se tashmë është e qartë se ai e ka menduar Delicatessen gjersa e ka realizuar filmin.

“Tani e kam të qartë se çfarë duhet të bëjë që të jem i suksesshëm: Më duhet të vjedh nga vjedhjet e Guillermo del Toro”, ka përfunduar ai, gjersa regjisori meksikanë akoma nuk ka reaguar.
Filmi “The Shape of Water” është nominuar në shtatë kategori në Golden Globe dhe është i preferuari në Oscar me 13-të nominime duke përfshirë edhe skenari më i mirë origjinal. Filmi, një legjendë polimorfe tregon një romancë fantastike në mes të luftës së ftohtë. Një shtëpiake e heshtur, duke punuar në një laborator ultra-sekret shkencor, e she jetën e saj duke ndryshuar kur takon një përbindësh të detit, gjysmë-njeri dhe gjysmë-peshk, të kapur nga amerikanët.

Kurse pretendimet për plagjiaturë ndaj Guillermo el Toro po e dëmtojnë atë. Këto polemika mund të ndikojnë në mos fitoren e tij më 4 mars në Oscar. Madje mund ta bëjnë që të humbas disa tituj duke përfshirë edhe çmimin prestigjioz për regjisorin më të mirë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test