Në radhë për “Fifty Shades Freed” - Bota Sot
Në radhë për “Fifty Shades Freed”

Filma

E martë, 21 gusht 2018

Në radhë për “Fifty Shades Freed”

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 13:53
Ndryshe nga seritë e mëparshme, “Fifty Shades Freed” këtë herë ka ardhur me më pak skena erotike dhe me më shumë seriozitet.

Pas premierês në Paris, “Fifty Shades Freed” ka nisur të shfaqet edhe në kinematë shqiptare.

Filmi me shikueshmërinë më të lartë në të gjithë botën, publiku i së cilës janë kryesisht femrat, ka tejmbushur kinematë.

Por në radhë për të ndjekur filmin nuk kanë qenë vetëm femrat. por edhe meshkujt.

Ndryshe nga seritë e mëparshme, “Fifty Shades Freed” këtë herë ka ardhur me më pak skena erotike dhe me më shumë seriozitet.

Filmi nis me ceremoninë martesore të dy personazheve kryesore dhe mbyllet me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

Për rreth 1 orë e 30 minuta filmi ka mbajtur në ankth publikun në kinema. të cilët kishin kureshtje për të ndjekur fundin e çiftit protagonist.

Kujtojmë se pjesë e filmit më të famshëm në botë është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test