Publikohet trajlleri i filmit “Half Magic”

Filma

Publikohet trajlleri i filmit “Half Magic”

Më: 27 janar 2018 Në ora: 12:28
Pamje nga videoja

Krijuesit e filmit “Half Magic” debutuan trajllerin e këtij projekti. Ky film që ka të bëjë me luftën kundër seksizmit dhe burrave të këqij, dëshmon se duhet të shikohet patjetër.

Në këtë projekt, ku luajnë aktoret Heather Graham, Angela Kinsely dhe Stephanie Beatriz, shfaq tre gra dhe kërkesën e tyre për të hequr dorë lidhjet me burra që i bëjnë keq.

Me “grupin” e tyre të sapo formuar, gratë luftojnë kundër seksizmit, lidhjeve dashurore të këqija dhe vetëbesimit të ulët, dhe shkojnë në disa aventura bukur të çmendura.

“Half Magic” pritet të dalë në kinema më 23 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat