The Shape of Water në krye të listës së nominimeve për çmimin Oscar

Filma

The Shape of Water në krye të listës së nominimeve për çmimin Oscar

Më: 23 janar 2018 Në ora: 18:53
Statuja Oscar, ilustrim

Sot janë bërë publike nominimet për çmimet Oskar në Beverly Hills, në Kaliforni.

Filmi The Shape of Water gjendet ne krye të listës me më së shumti nominime, 13 gjithsej, duke përfshirë kategoritë për filmin më të mirë, aktoren dhe aktorin në rol dytësor.

Në vendin e dytë gjendet filmi Dunkirk me tetë nominime, derisa filmi i kategorisë dramë-krim, Three Billboards Outside Ebbing, Missouri listohet në vendin e tretë me shtatë nominime.

Të nominuar për kategorinë aktori më i mirë janë, Timothee Chalamet, për rolin e tij në filmin Call Me By Your Name, Daniel Day Lewis, në filmin Phantom Thread, Daniel Kaluuya, në Get Out më pas Gary Oldman, për portretizimin e Winston Churchillit në filmin Darkest Hour dhe Denzel Washington për performancën e tij në filmin Roman J. Israel, Esq.

Në rolin e aktores më të mirë, në garë janë, Sally Hawkins për rolin e saj në filmin The Shape of Water, Frances McDormand në Three Billboards Outside Ebbing, Missouri, më pas Margot Robbie për performancën e saj në filmin I, Tonya, duke u përcjellur nga Saoirse Ronan në rolin e saj në filmin Lady Bird dhe veteranja e filmit Meryl Streep për rolin e saj në filmin The Post.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Hollivud më 4 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat