“Molly’s Game”, filmi më i fundit në kinematë “imperial” - Bota Sot
“Molly’s Game”, filmi më i fundit në kinematë “imperial”

Filma

E premte, 17 gusht 2018

“Molly’s Game”, filmi më i fundit në kinematë “imperial”

Më: 7 janar 2018 Në ora: 12:46
“Molly’s Game”

Molly është një skiatore lojërash olimpike: e bukur, e zgjuar, e njohur në mbarë botën, e cila drejton një kompani lojërash pokeri për gati një dekadë… deri në momentin kur 17 agjentë të FBI trokasin në portën e saj për t’i bërë një arrestim spektakolar.

“Molly’s Game” është filmi me të cilin rrjeti i kinemave Imperial hap dyert këtë fillimvit.

Loja e Molit bazohet në historinë e vërtetë të skiatores Molloy Bloom, e cila në këtë film mishërohet nga Jessica Chastain, e nominuar për çmimet Golden Globe për këtë karakter. Drama-biografi sjell në ekranin e madh krahas Chastain edhe aktorët Idris Elba dhe pas disa vitesh mungesë edhe aktorin Kevin Kostner.

“Molly’s Game” është nominuar 2 herë në pritje të statujave Golden Globe për aktoren më të mirë protagonist dhe skenarin më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test