Star Wars: The Last Jedi pritet të fitojë 1 miliard dollarë

Filma

Star Wars: The Last Jedi pritet të fitojë 1 miliard dollarë

Më: 1 janar 2018 Në ora: 12:23
Disa persona të veshur sikur karakteret e tyre të preferuar gjatë premierës së filmit, Star Wars: The Last Jedi' në Britani të Madhe më 12 dhjetor 2017

Episodi i fundit i serisë së famshme filmike, Star Wars pritet të kalojë shifrën e fitimeve prej 1 miliard dollarësh në tri javët e para të shfaqjes për publikun, kanë thënë ekspertët e studiove të Disney dhe ata të industrisë filmike.

Star Wars: The Last Jedi, pritet pritet të fitojë rreth 65.6 milionë dollarë gjatë festës së Vitit të Ri në Amerikën Veriore, duke planifikuar të kalojë shifrën prej 1 miliard dollarëve, pa u shfaqur ende në Kinë.

Kjo është filmi i tetë në kuadër të serive të Star Wars.

Sipas Variety, aktualisht filmi është i teti në listën e filmave më të paguar.

Deri më tash Avatar prin me fitime në tregun botëror me 2.7 miliardë dollarë të fituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat