Vdes aktorja që huazoi zërin për Scooby Doo

Filma

Vdes aktorja që huazoi zërin për Scooby Doo

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 23:57
Scooby Doo

Heather North, zëri i personazhit Daphne Blake në serinë vizatimore “Scooby Doo”, ka vdekur në moshën 71 vjeçare.

Aktorja dubluese huazoi zërin e saj për këtë seri për 33 vjet.

Për herë të parë, ajo kishte marrë pjesë në Scooby Doo, Where Are You!, në shtator të vitit 1970.

Siç raporton The Hollywood Reporter, ajo më pas u kthye në The New Scooby-Doo Movies në vitet 1972-1973, para se të shfaqej në një numër të adaptimeve deri më 2003.

North vdiq më 30 nëntor në shtëpinë e saj, pasi që kishte vuajtur nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e kishte bërë të ditur, Jodie Mann, një mikeshë e familjes, thotë The Hollywood Reporter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat