Kritika dërrmon “Mumjen” e Tom Cruise

Filma

Kritika dërrmon “Mumjen” e Tom Cruise

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 07:45
Tom Cruise

Filmi i fundit i Tom Cruise, “Mumja”, nuk e bind kritikën.

“Ka disa momente të këndshme, - thotë Peter Bradshaw i “the Guardian”, - por përgjithësisht është një rrëmujë e vërtetë”.

“Komplote që zgjaten si gjymtyrë në kalbëzim, një lëmsh idesh dhe skenash që duket sikur vijnë nga copëza skenaresh të ndryshme”.

Gazeta prestigjioze e lë komentin me kaq, që publiku ta kuptojë vet. “The Empire” ishte pak më e butë. “Vrapimi dhe hedhjet e forta janë të preferuarat e Cruise”, shkruan revista britanike.

“Ai është prapë në territorin e vet të parapëlqyer, edhe si protagonist që afrohet me një vajzë shumë më të re sesa ai, ndërkohë që nga pas i është vënë një grua tjetër”.

“The Independent” mendon se skenat aksion ia vlejnë të shihen, por kur ato mbarojnë, filmi duket i zbrazët. “Hiq fashat e mumjes, - shkruan Geoffrey Macnab për këtë gazetë, - dhe nuk mbetet shumë për të parë”.

Përpara se Cruise të vihej në rolin e njeriut që shpëton civilizimin modern nga kërcënimet e lashta egjiptiane, adhuruesit e filmit ishin mësuar ta lidhnin emrin e mumjes me triologjinë e nisur nga aktori Brendan Fraser, e cila u bë menjëherë e dashur për publikun.

“New York Times” ka një këshillë për filmin e ri të Tom Cruise, që risjell një tematikë të vjetër: varroseni shpejt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat