“Fast and Furious 8”, “boom” të ardhurash në kinematë amerikane

Filma

“Fast and Furious 8”, “boom” të ardhurash në kinematë amerikane

Më: 18 prill 2017 Në ora: 20:56
Fast and Furious 8

Episodi më spektakolar i filmit “Fast and Furious 8”, shënoi një shifër rekord të ardhurash në fundjavë në kinematë amerikane.

Filmi me Vin Diesel, Jason Statham, Dwayne Johnson, Charlize Theron ka mbledhur në fundjavë 100,1 milionë dollarë, nga 147 milionë që ka mbledhur kapitulli paraardhës i serisë, por duke shënuar edhe një rekord “në të gjithë botën” me 532.5 milionë dollarë në një fundjavë të vetme, duke  thyer atë të mbajtur nga “Lufta e Yjeve Wars : Rizgjimi i forcës”, me 529 milionë dollarë në gjithë botën.

Në vendin e dytë renditet “Baby Boss”, filmi i ri i animuar i Dreamworks, me 15,5 milionë dollarë në fundjavë (më shumë se 116,3 milionë në total), i ndjekur nga “E bukura dhe bisha”, filmi i Disney që ka mbledhur 13,6 milionë dollarë (në total 455 milionë dollarë).

Në kapitullin e tetë të “Fast and Furious”, Dom (Vin Diesel) dhe Letty (Michelle Rodriguez) janë në muaj mjalti në Kubë dhe Brian (Paul Walker) dhe Mia (Jordana Brewster) janë tërhequr. Ndërkohë grupi ka nisur një jetë normale. Por ata do të vihen në një provë të vështirë si asnjëherë më parë kur Cipher, një grua misterioze , e josh Dom për t’u kthyer në botën e krimit, prej të cilës tentoi të dilte. Për të shpëtuar Don, Letty dhe Hobbs (Dwayne Johnson) janë të detyruar t’i drejtohen një armiku të së shkuarës Deckard Shaw (Jason Statham).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat