Filmat shqiptarë të famshëm në Kinë/ Mediat: Nostalgji e Revolucionit Kulturor

Filma

Filmat shqiptarë të famshëm në Kinë/ Mediat: Nostalgji e Revolucionit Kulturor

Më: 26 mars 2017 Në ora: 18:37
Filmat shqiptarë të famshëm në Kinë

Filmat shqiptarë ishin një dritare mbi botën për miliona kinezë që shikonin filma, në kohën kur Shqipëria ishte një nga miqtë e pakët që kishte Kina në ato vite. Ironikisht, ndërsa kinezët sot mund t’i shohin këto filma lirshëm, Shqipëria debaton mbi ndalimin e tyre.

Portali kinez “South China Morning Post” dje, i ka dedikuar një artikull të gjatë diskutimit të fundit mbi ndalimin e disave prej prodhimeve kinematografike të komunizmit në Shqipëri.

Calence Sui autor i artiukullit, shkruan se:  “Filmat shqiptarë kanë qenë një dritare në botë për miliona kinezë, në vitet që Shqipëria kishte miqësi të ngushte më Kinën. Ironikisht, në një kohë kur kinezët mund t’i shohin ata lirisht, sot Shqipëria diskuton për t’i ndaluar”.

Autori e vazhdon idenë e tij, duke iu referuar viteve kur Kina e cilësonte aleate Shqipërinë, filma të tillë si “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Horizonte të hapura” apo “Njësiti guerril”, ishin një dritare për botën.

Aktorja  Joan Chen, për shembull  e quajti “Zgjim seksual” teksa në vitin 1967 shihte filmin “Ngadhnjim mbi vdekjen” që trajtonte një romancë dashurie në kohë lufte mes protagonistëve e po kështu edhe për shkak të veshjeve që ata mbanin”.

Ndërkohë, në këtë artikull ky autor ndalet edhe tek diskutimi për filmat shqiptarë së fundi: “Më shumë se sa thjesht gjenerojnë nostalgjinë për sistemin diktatorial që ra në vitin 1990, filmat kanë informuar nxënësit dhe autorët për të kërkuar të kuptojnë se si regjimi e zotëronte pushtetin.

Imazheve të  këtyre qindra filmave dhe dokumentarëve të ruajtura në arkivën e vendit janë duke  u dhënë një kontekst të ri dhe ndonjëherë armiqësor në programe të caktuara në festivalrt ndërkombëtare të filmave”./opinion.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat