Aktorja dhe modelja shqiptare që po shënon suksese

Filma

Aktorja dhe modelja shqiptare që po shënon suksese

Më: 25 mars 2017 Në ora: 09:19
Kleofina Pnishi

Aktorja dhe modele shqiptare, Kleofina Pnishi, që po shkëlqen me talentin e saj në Francë, ishte e ftuar në programin e mëngjesit në transmetusin publik, e cila shpalosi të arriturat e saj në fushën e aktrimit dhe modelimit.

Pnishi, ka luajtur në disa filma në Francë dhe ka fituar edhe një konkurs bukurie.

”Aktrimi ka qenë një endërr e imja që nga fëmijria. Aktrimi dhe modelimi janë profesione ku mund t’i shprehesh emocionet, ndonëse secili profesion kërkon shumë punë dhe angazhim. Por, aktrimi është një profesion që asnjëherë nuk bëhesh monoton, sepse te jepet mundësia të luash role të ndryshme”, ka thënë ajo.

Aktorja dhe modele shqiptare, tha se synon që në të ardhmen ta fitojë çmimin Oskar dhe në këtë mënyrë ta bëjë krenare edhe Kosovën prej nga edhe vjen.

 Së fundi ka thënë ajo, është e ftuar në një projekt në Amerikë, film ky që do të publikohet në fund të dhjetorit 2017, derisa në tetor do të jetë për xhrime në Tajland në një film tjetër me produksion amerikan.

Pnishi, e cila jeton në Francë, ka treguar se qysh në moshën 5 vjeçare ka lëshuar Kosovën, në kohën kur është zhvilluar lufta në Kosovë, por që në Kosovë vije shumë shpesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat